Për herë të parë teatri i kukullave realizoi turin artistik veror në 9 fshatra të Shqipërisë. Fëmijët shijuan jo vetëm teatrin e gjallë në natyrë, por ata u përfshinë edhe në aktivitete interaktive.
Personazhet e dashur të fëmijëve, kukullat, nga teatri kësaj here kanë shkuar tek fëmijët. Drejtori i teatrit të kukullave Fatjon Sulstarova e cilëson një eksperiencë të veçantë, pasi shumë prej fëmijëve shijuan për herë të parë një shfaqje me kukulla.
Krahas projektimit të shfaqjeve, nuk munguan edhe aktivitetet interaktive si dhe dhurimi i librave për fëmijë.
Edhe pse sezon pushimesh, teatri i kukullave po punon edhe për premierën e shtatorit dhe projektin për 75 vjetorin e çlirimit theksoi Sulstarova.
Projekti “Erdhi teatri”, është hera e parë që aplikohet në fshatra pas viteve 90-të si bashkëpunim i Qendrës Kombëtare të Fëmijëve dhe Ministrisë së Kulturës./ABC News Albania 24/7