Teatri Kombëtar, PD: Do të ndërtohen 6 kulla në pronën publike

schedule13:09 - 30 Qershor, 2018

schedule 13:09 - 30 Qershor, 2018

Partia Demokratike ka publikuar një hartë, ku pretendon se po vidhet prona publike e Teatrit Kombëtar. Projekti i ri, sipas deputetes Albana Vokshi, tregon ndërtimin e të paktën 3 kullave që do t’i shërbejnë privatit dhe jo aktorëve.

Projekti i ri për ndërtimin e Tetarit Kombëtar do ta shkatërrojë dhe parashikon të ndërtojë 6 kulla në qendrën historike të kryeqytetit. Akuza vjen nga Partia Demokratike.

“Kryeministri dhe kryebashkiaku gënjejnë publikisht, kur thonë se territori i Teatrit nuk do të preket asnjë centimetër”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, publikon një hartë, ku sipas saj, në 5.522 m2 pronë të Teatrit Kombëtar, parashikohen ngritjen e 3 kullave. Përfitimi minimal i përllogaritur nga ekspertët është 205 milionë euro deklaroi Vokshi.

“Për të rritur sa më shumë fitimin nga kullat e krimit, Edi Rama i ka vënë tokës publike në qendrën historike të Tiranës çmimin qesharak 470 euro për metër katror, ndërkohë që çmimi në atë zonë për një apartament apo biznes është 5 -10 herë më i shtrenjtë, por në asnjë rast më pak se 2500 euro metri katror”. 

Sipas kryetares së komisionit parlamentar për edukimin dhe çështjet e medias prej më shumë se dy javësh, Kryetari i Bashkisë refuzon kërkesën e opozitës për të dhënë shpjegime në Komisionin Parlamentar, si dhe refuzon të përmbushë detyrimin ligjor për të dhënë informacion me shkrim rreth projektit të propozuar nga kompania “Fusha”. Arsyeja, sipas demokratëve, është mbajtja e fshehtë e skemës së grabitjes së Teatrit Kombëtar dhe pronës publike në mes të Tiranës. /abcnews.al