Regjisori i njohur, Altin Basha, ishte i ftuar në Mbrëmje në ABC News, ku foli rreth çështjes së Teatrit Kombëtar.
Kohët e fundit artistët janë përfshirë në një debat me bashkinë e Tiranës në lidhje me prishjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar.
Javën e kaluar kryebashkiaku Veliaj mbajti një dëgjesë publike me artistët, të cilët shprehen kundër prishjes së Teartrit Kombëtar dhe ndërtimin e saj me PPP.
Sipas Bashës, artistët e kanë kundërshtuar që prej fillimit projektligjin për teatrin. Ai tha se artistët reagojnë siç e ndjenë sipas situatës./abcnews.al