Tea e “Përputhen” bën deklaratën e papritur: Dua të rezervoj një vend në gomone e të iki për Angli

schedule15:59 - 10 Gusht, 2022

schedule 15:59 - 10 Gusht, 2022

Tea Trifoni është bërë e njohur nga emisioni “Përputhen”. Edhe prej asaj periudhe është një emër shumë i përfolur në shtypin rozë.

Tea është shumë aktive në rrjete sociale, por së fundmi i ka befasuar të gjithë me një deklaratë të bërë. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka treguar se po mendon të largohet nga Shqipëria.

“Kam një mendje të rezervoj një vend në gomone e të iki për Angli”, ka shkruar Tea.

Kujtojmë që sezonin e kaluar televiziv, ajo ishte pjesë e ekranit si moderatore në emisionin “Goca e Gra”. Ndërsa këtë sezon ka zgjedhur të bëjë një pauzë./abcnews.al