“Të zbatohet marrëveshja e Uashingtonit”/ Hoti: Kurti shkatërroi marredhëniet me SHBA

schedule15:49 - 8 Dhjetor, 2024

schedule 15:49 - 8 Dhjetor, 2024

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria e ardhshme e Prishtinës duhet ta marrë seriozisht marrëveshjen e Uashingtonit.

Në një intervistë për KosovaPress, Hoti tha se zbatimi i marrëveshjes do të krijonte klimë më të mirë ekonomike për Kosovën, më pas edhe politike, duke çuar drejt marrëveshjës përfundimtare me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Më vjen keq që Marrëveshja e Uashingtonit nuk është zbatuar gjatë kësaj periudhe, gjatë këtyre katër viteve. Jam i bindur që sikur ajo marrëveshje të zbatohej sot do të kishim kontekst krejt tjetër ekonomik dhe politik në vend. Është keq që Qeveria e Kosovës abstenoi nga zbatimi i asaj marrëveshje, sepse administrata e re amerikane në vitin 2021 e konfirmoi gatishmërinë e saj për zbatimin e asaj marrëveshjeje”.

Ajo që njihet si Marrëveshja e Uashingtonit është një dakordësim për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe është arritur në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 2020 nën presidencën e atëhershme të Donald Trump.

Hoti, i cili ishte ai që e nënshkroi marrëveshjen, thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të punojë për zbatimin e saj.

Marrëveshja e Uashingtonit i siguroi Kosovës njohjen nga shteti i Izraelit, ndërkaq pikat që kanë të bëjnë me krijimin e linjave ajrore dhe hekurudhore në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk janë zbatuar.

Qeveria e Kosovës është kritikuar edhe nga SHBA-të për veprime që ata i kanë konsideruar të njëanshme.

Hoti ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA janë cenuar nga qeveria e Albin Kurtit dhe tha se lidhja duhet të jetë më e gushtë edhe me Shqipërinë.

“…Tek politika e jashtme, marrëdhëniet me jashtë, ne duhet të fokusohemi në përmirësimin e marrëdhënieve me jashtë, sepse janë cenuar aleancat kryesore, është cenuar partneriteti i ngushtë që Kosova ka me SHBA-të. 0.52 Në rajon, duhet t’i rikthehemi bashkëpunimit të ngushtë vëllazëror me Shqipërinë, ka dy vjet që nuk janë mbajtur mbledhjet qeveritë e përbashkëta Kosovë-Shqipëri”.

Hoti ka kritikuar qeverinë Kurti edhe për sektorin e ekonomisë, ku sipas tij ka një dështim të plotë.

Përveç kësaj, ai kritikon qeverinë edhe sa i përket aspektit ekonomik ku sipas tij në këtë sektor ka “dështim të plotë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!