Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të vjetrit bien, të rinjtë nuk rriten/ Sondazhi i “ABC News”: Të zhgënjyer nga Lapaj and Co. Duan parti të reja

schedule23:31 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 23:31 - 1 Dhjetor, 2025

Besimi për të vjetrit bie, por shpresa për të rinjtë nuk rritet. Sondazhi i fundit i “Zëri i Shqiptarëve” në Abc News, tregon se votuesit shqiptarë të cilët u penduan se votuan PS apo PD 7 muaj më parë më 11 maj, nuk preferojnë as partitë e reja politike, Mundësinë e Shehajt, Shqipëria Bëhet e Lapajt apo Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit.

Goditjet e fundit të drejtësisë së re majtas dhe djathtas, kanë sjellë një zhgënjim në nivel 46.1% tek votuesit e dy partive të vjetra, ose përafërsisht 876 mijë vota, të cilat aktualisht nuk shkojnë as për PS as për PD, ndërsa vetëm 53.9% apo rreth 1 milion i qëndrojnë besnikë dy partive tradicionale.

Por vetëm 8.6% e tyre e te zhgënjyerve apo 75 mijë votues thonë se mund të votojnë Shehajn, Lapajn apo Qorin herën tjetër. Me një llogari të thjeshtë, nëse më 11 maj këta të tre së bashku, morën mbi 137 mijë vota, të cilat u përkthyen në 4 mandate, qytetarët nuk i japin atyre më shumë se 2 mandate të tjera, duke e zvogëluar sërish pakicën e trete.

Sondazhi i Abc News tregon se 45.1% e kanë humbur shpresën tek politika, që do të thotë 395 mijë vota të humbura nga klasa aktuale e përfaqësur ne kuvend.

Bie në sy, se një pjesë shumë e madhe e numrit total të zhgënjyerve, 46.3% apo afërsisht 406 mijë votues në 11 maj, shpresojnë në krijimin e partive të reja opozitare, edhe më të reja se Lapaj, Qori e Shehaj. Kjo tregon se tre partitë e reja parlamentare kane zhgënjyer votuesit qe nuk zgjidhnin dy partitë e vjetra, PS dhe PD.

Nga sondazhi, rezulton se më të zhgënjyerit janë më të rinjtë, me një moshë mesatare 43 vjeç dhe më të mirë-arsimuarit me 13.6 vite shkollë, kurse partitë e vjetra, po plaken se bashku me mbështetësit e tyre: ata qe I mbështësin akoma, janë edhe me të vjetrit, me moshë mesatare 54.1 vjeç dhe më të paarsimuarit me 11.9 vite shkollë.

Një lajm i keq për ata që më 11 maj votuan për partitë e reja opozitare, dhe një lajm i mirë për dy partitë e vjetra politike, për Ramën sepse pavarësisht rënies së treguar në sondazhet e fundit me 7%, mbetet një parti mazhoritare fituese pa konkurrencë.

Por mbetet dhe një lajm edhe më i mirë për Sali Berishën dhe PD, që ndonëse e kanë humbur vendin e dytë përballë votës së shqiptarëve me një mbështetje vetëm 27%, ata që ia kanë marrë vendin e dytë, të zhgënjyerit janë me sytë nga qielli dhe nga dielli për të pritur të tjerë të rinj, sepse mesa duket Lapajn, Qorin dhe Shehajn, nuk i ndihmon dot as SPAK dhe as zhgënjimi ndaj Ramës e Berishës. Vetëm tre muaj pas futjes ne parlament shumica e shqiptareve I konsideron edhe ata zyrtarisht të vjetër.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!