“Të vendosur kundër terrorizmit”, Ministri Hasani dënon sulmet e Hamasit në Izrael

schedule10:49 - 7 Tetor, 2023

schedule 10:49 - 7 Tetor, 2023

Tirana zyrtare dënon sulmet e Hamas në Izrael, mëngjesin e kësaj të shtune.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Igli Hasani shkruan se Shqipëria është e vendosur në qëndrimin e saj kundër terrorizmit

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit.

Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.”- shkruan Hasani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!