Aleatët e përhershëm të demokratëve kërkojnë që copat e PD-së të gjejnë gjuhën e përbashkët e të bëhen Një, me objekitivin e votave të 2025.
Në situatën që janë, të përçarë e në sulm të vazhdueshëm ndaj njeri-tjetrit, aleatët e shohin panoramën gri të rezultateve.
Ndaj sërish në një takim informal, zhvilluar pak ditë më parë, me kreun e grupit të pd, gazment bardhin, përfaqësuesin e foltores, Flamur Noka, ata kanë risjell idenë e federatës ose bashkimin e të gjithë grupeve nën një çati.
Kjo, siç burimet saktësojnë, duhet të ketë logon e Partisë Demorkatike, që formalisht e ka Lulzim Basha, i cili vazhdon të jetë në heshtje.
Në takimin që është iniciuar nga kreu i PAA-së, Agron Duka, kanë marrë pjesë dhe Fatmir Mediu e Petrit Vasili i Partisë së Lirisë.
Sërish edhe në këtë takim ndasia është krijuar kur është përmendur Lulzim Basha.
Flamur Noka, ndër më besnikët e Sali Berishës, është shprehur prerazi jo bashkim me Lulzim Bashën.
Sakaq, të martën nënkryetari i foltores, Luçiano Boçi e la një gjysmë dere hapur për Bashën, nëse ai fillon të bëj opozitë.
I tillë ishte dhe qëndirmi i Gazment Bardhit. Por vetë Basha nuk po thyen heshtjen e tij të gjatë, edhe pse të premtuar. Ndoshta një ditë do rë vendos të flas e do të ketë përgjigjet e prera, për kolegët e tij që aktualisht, i bashkon vetëm ngjyra blu, po aq sa dhe i ndan beteja nëpër gjykata.