“Të ushtrojmë presion që në fillim”, ish-“bomberi” i Flamurtarit: Në fushë doja Hoxhën dhe Brojën

schedule20:16 - 24 Qershor, 2024

schedule 20:16 - 24 Qershor, 2024

Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.

I ftuar në emisionin “Sport Center”, në Vasil Ruci ishte edhe ish-protagonisti i sulmit të Flamurtarit, Vasil Ruci, në barazimin, 1 me 1, ndaj “Katalanasve” të Barcelona, në vitin 1986, i cili foli për përballjen e “Legjionarëve” tanë, me “Furinë e Kuqe”, teksa theksoi se nëse i ushtrojmë presion kundërshtarit, që në fillim mund të kemi shansin për të fituar.

“Të gjithë e kemi dëshirë të kemi një fitore të Kombëtares dhe shpresoj se do ta kemi një të tillë. Spanjollët janë njerëz të mirë dhe ashtu siç janë në marrëdhënie me njerëzit janë edhe në marriëdhënie të mirë. Pavarësisht se janë lojtarë rezerve, Shqipëria duhet të futet me shumë agresivitet sidomos minutat e para dhe jam i bindur se gjithçka do të shkonte në favorin tonë.

Gjëja më e rëndëishme se lojtarët janë të shkarkuar nga emocionet. Nuk jam këtu për të gjykuar Sylvinhon dhe formacionin e tij, besoj se është zgjedhja më e mirë e mundshme, por siç thashë duhet të tregojmë shumë agresivitet në mitat e para dhe mund të arrijmë diçka.

Ekipi shqiptar duhet të presojë lart te Spanja dhe nëse i prisen do t’i forcojë psikologjikisht. E vemtja mundësi e jona është t’i prishim armën e tyre më fortë, qarkullimin e topit, por dëshira ime është që në fillimin e lojës të prishet loja e “iberikëve”, me strategjinë tonë, jo me atë çka ndërton Spanja dhe besoj se Sylvinho ka parashikuar të njëjtën gjë.

Shpresoj që Sylvinho të jetë treguar i saktë me këtë formacion. Unë doja që sot të kisha në fushë Hoxhën dhe Brojën. Me ndërtimin në mesfushë që ka Kombëtarja nuk ka nevojë për dy sulmues, por dy linja anëosre të sulmit. ”,- u shpreh ish-lojtari i Flamurtarit të madh, që u ndesh me “Katalanasit” e Barcelona.  /i.m /abcnews.al