Të tjerë emra me origjinë iraniane skedohen nga SHISH dhe Antiterrori

schedule15:21 - 25 Tetor, 2019

schedule 15:21 - 25 Tetor, 2019

Vijojnë hetimet për persona të tjerë me origjinë iraniane, të cilët bashkëpunonin me anëtarë të celulës terroriste iraniane që vepronte në Shqipëri. Disa prej tyre dyshohet se do të ndihmonin për të sulmuar kampin e muxhahedinëve “Hashraf 3” në Manëz të Durrësit.

Shërbimi Informativ Shtetëror bashkë me antiterrorin e Policisë së Shtetit kanë nisur kërkimet për të vërtetuar thëniet e anëtarit të Këshillit Kombëtar të rezistencës iraniane Ali Safavi gjatë një intervistës ekskluzive dhënë në ABC News.

Safavi përmendi tre emra, të cilët dyshohet se, janë pjesë e celulës iraniane. Dyshohet se personat që janë në verifikim do të ndihmonin anëtarët e tjerë të grupit terroriste për të sulmuar kampin e muxhahedinëve “Hashraf 3” në Manzë të Durrësit në fund të marsit 2018.

Në total numri i personave që do të kryenin akte ekstremiste ka qenë  12 dhe rolet e tyre ishin specifikuar më herët nga kreu i grupit Peyman. Nga verifikimi i sistmit TIMS ka rezultuar se nga 15 deri ne 30 Mars 2018 kanë hyrë brenda territorit shqiptar më shumë se 20 persona me origjinë iraniane që janë skeduar nga agjencitë e inteligjencës kombëtare dhe ndërkombëtare.

Dyshohet se largimi i anëtarëve të celulës terroriste do të bëhej nga territori i Kosovës, ndërkohë që armët, municionet dhe lëndën shpërthyese do ta siguronin brenda territorit shqiptar.

Personi kyç sipas policisë së Shtetit, që ka vepruar në territorin tonë ka qenë i ashtuquajturi bosi i heroinës shtetasi turk Abduselam Turgut. Ky i fundit kishte kontaktuar disa anëtar të botës së krimit në vendin tonë për t’i pajisur me armë, siguruar vendstrehim dhe automjete, anëtarët e celulës terroriste iraniane, të cilët kishin si qëllimi sulmin e kampit të muxhahedinëve në Durrës.

Por hetimet zbuluan edhe një tjetër person të rëndësishëm Alireza Meghashazadeh një ish-anëtar i MEK që ka ndihmuar me video dhe foto krerët e regjimentit special të Gardës Revolucionare të Iranit ose të njohur ndryshe si Forcat “QUDS”.

Alireza ka mamanë e tij brenda kampit “MEK” në Manzsë të Durrësit dhe për këtë arsye ka hyrje dalje të shpeshta brenda territorit Shqiptar. Numri i muxhahedinëve që jetojnë në kampin “Hashraf 3” është 3 mijë./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!