Të studiosh në shkollat më të mira të Anglisë

schedule17:45 - 6 Korrik, 2022

schedule 17:45 - 6 Korrik, 2022

Të studiosh në kolegjet më të mira jashtë, është ëndërr e madhe, e cila mund të bëhet realitet nëse keni kontaktet e duhura. Chris Broadhurst është drejtor për pranimin e studentëve që duan të kryejnë studimet e shkollës së mesme në Britaninë e Madhe.

Ai i ndihmon që të gjejnë mundësitë më të mira të studimit, ku për nxënësit ekselentë ka edhe bursa.

“Unë jam këtu në Shqipëri që ti ofroj mundësi familjeve të shkollojnë fëmijët e tyre në Britani. Ti jap atyre më shumë informacion për studimin në shkollat më të mira në Britani. Ka shumë kërkesa për të studiuar jashtë, dhe tashmë të gjithë kërkojnë mundësitë më të mira. Kam qenë në Shqipëri shumë shpesh, dhe kam ndihmuar shumë nxënës të studiojnë në shkollat më të mira. Ne mund ti ofrojmë shumë mundësi të mira shumë familjeve. Gjithashtu për studentët e ekselencës ofrohen bursa. Gjithashtu kemi shumë mundësi të mira për studentë që kanë qejf sportet. Edhe për ta ka mundësi të mira financiare. Kur investon në arsimin tënd në Britani, është një pasaportë për karrierën. “

Ai do të qëndrojë në Tiranë për disa ditë, ndërsa tregon se si mund të kontaktoni me të.

“Unë do të qëndroj disa ditë në Shqipëri dhe është shumë e lehtë për nxënësit që të takohen me mua. Kemi një numër kontakti me të cilin është mjaft e thjeshtë për të më kontaktuar. “ 0699955586

Chriss Broadhurst është drejtor i pranimit të studentëve në dy universitete prestigjoze Oxford Sixth Form College, qe eshte nje nga kolegjet me te mira ne Angli per moshat 15-19 vjec dhe ofron kurset GCSEs, A-Levels, BTEC.

Gjithashtu është nje nga kryesuesit ne tabelen e renditjes se kolegjeve qe nga viti 2019 per shkollat private ne Mbreterine e Bashkuar. Me shume se  90% e studenteve kane marre notat  maksimale. Gjate vitit shkollor 2021, 50%  e studenteve kane marre  A*  dhe  100% e studenteve u pranuan ne Universitet me prestigjioze  te  Russell Group perfshire  Oxford dhe Cambridge. Ne  Shtator te Vitit 2023 i njejti kolegj do hape nje kolegj te ri edhe ne qytetin e Brighton.

Oxford International College Brighton (OIC Brighton) do te pranoje studente angleze dhe nderkombetare  per kursetPre-GCSE, GCSE and A-Level. Nje investim prej disa million British Pounds do te kete kapacitet per 500 studente nga te cilet 450 konviktore.

Kolegji d’Overbroeck’s   ne Oxford, qe eshte nje nga kolegjet me rezultatet me te mira per studentet nga mosha 11-18 vjec. 50% e studentëve në këto shkolla janë anglezë, ndërsa pjesa tjetër janë student të ardhur nga 45 shtete. /abcnews.al/