Të shtënat në Shkodër/ Policia jep detaje: U qëllua në drejtim të një automjeti “Range Rover” në lëvizje

schedule13:04 - 7 Shtator, 2024

schedule 13:04 - 7 Shtator, 2024

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Partizani”. Sipas saj, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të Sokol Kajoshit.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Aktualisht janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon kontrolli në zonë për kapjen e autorit/ve.

Gazetari Simon Shkreli në një lidhje live për ABC News, raportoi se ndaj automjetit është qëlluar pesë herë, ndërsa autori/autorët kanë qëlluar nga një motomjet dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Drejtuesi i mjetit nuk ka pasur lëndime. Është qëlluar nga një motomjet. Është qëlluar pesë herë në drejtim të drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor po vijon marrjen në pyetje të drejtuesit të mjetit, i cili është identifikuar. N këtë segment rrugor, lëvizjet me automjet janë të ngadalta pasi ka shumë qarkullim.” , tha ai.

Detajet nga Policia

Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Range Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!