MEMALIAJ- Nga të shtënat me armë zjarri në Memaliaj ka humbur jetën një 30-vjeçar dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Viktima është identifikuar si Endri Shehu, i njohur dhe me mbiemrin Goxhaj.
Autori i ngjarjes dyshohet të jetë Donald Nela , ndërsa policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij.
I plagosuri është Darjo Nela, vëllai i autorit të dyshuar të krimit.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një konflikt i momentit që ka çuar me shkrepjen e armës se zjarrit nga agresori.
Autoritetet kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit./abcnews.al


