Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Shkodrës. Siç raporton gazetari Simon Shkreli, të shtënat janë dëgjuar në afërsi të Poliklinikës, në zonën e njohur si “Dy Prilli.”
Për fat të mirë, si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar ndërsa raportohet se në konflikt janë përfshirë disa të rinj 20-25-vjeçarë. Motivet e konfliktit nuk dihen ende, apo nëse kemi pasur të bëjmë me shënjestër ndërsa një person është shoqëruar në polici.
Nga ana tjetër, dy persona të tjerë që dyshohet të kenë pasur lidhje me ngjarjen po kërkohen. Raportohet se të shtënat kanë ardhur vetëm nga një palë e të përfshirëve në konflikt.
Lexo edhe: Të shtëna me armë në qendër të Shkodrës, konflikt mes tre personave
Gazetari i ABC News raportoi se në momentin kur ndodhën të shtënat, në zonën që frekuentohet shumë nga të rinjtë, për fat të mirë nuk ka pasur lëvizje në rrugë, por lokalet kanë qenë të populluara. /abcnews.al/