Të shtënat me armë zjarri, kryetari i Deçanit: Uroj të mos jetë sulm terrorist

schedule22:36 - 26 Nëntor, 2021

schedule 22:36 - 26 Nëntor, 2021

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj thotë se ende janë të paqarta motivet e sulmit ndaj autobusit që barte nxënësit në Deçan ku humbën jetën tre persona, prej tyre dy nxënës.

Ramosaj ka konfirmuar se i plagosuri është në gjendje stabile.

“I lënduari është një nxënës i Dubravës, mbiemrin Turkaj i cili është jashtë rrezikut për jetë”, tha Ramosaj.

“Ka qenë rasti më makabër dhe tragjik që kemi përjetuar këto vitet e fundit dhe është një rast i papranushëm që ne e dënojmë dhe ftojmë organet e rendit që me e zbardh në tanësi këtë që ka ndodhur”, tha Ramosaj.

“Një autobus që transporton nxënës me u gjuajt në një vend ku dy fëmijë të fshatit Gllogjan kanë gjetur vdekjen…Uroj që të mos jetë ndonjë sulm terrorist mirëpo uroj që këto raste të mos përsëriten kurrë në vendin tonë’, shtoi ai.

“Është situatë e paqartë deri tash për të gjithë neve, edhe organet e rendit do të bëjnë ekspertizën e duhur për të zbardhur”, tha ai. /express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!