Dy persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë që janë regjistruar gjatë mesnatës në shtetin e Maryland, SHBA. Mediat e huaja shkruajnë se tre nga 28 të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Një oficer policie në vendngjarje tha se të paktën 29 persona janë dërguar në spital. Sipas dëshmitarëve ishin mbledhur në Baltimoren jugore, pranë lagjes Brooklyn Homes, ku po mbahej një ngjarje e quajtur “Dita e Brooklyn”.
Ndër të tjera dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar 20 deri në 30 të shtëna.
Policia bëri të ditur se më shumë për ngjarjen do të jepen në një konferencë për media që do të mbahet brenda orëve në vijim./abcnews.al