Të shtëna me armë zjarri në bazën ushtarake: Tre të vrarë, ekzekutohet atentatori

schedule17:16 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 17:16 - 6 Dhjetor, 2019

Në një bazë ushtarake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është raportuar sërish për të shtëna me armë. Tre persona kanë mbetur të vrarë në Florida, ndërsa policia ekzekutoi autorin e sulmit. Të shtënat me armë janë regjistruar në “Naval Air Station” në Pensakol, një bazë ushtarake në Florida.

Sipas mediave amerikane personi i armatosur që kishte hyrë në bazën ushtarake, u vra nga forcat e policisë. Përveç autorit të sulmit janë vrarë dy persona ndërsa 11 të tjerë mbetën të plagosur.

Në këtë bazë ushtarake jetojnë 16 mijë ushtarakë dhe 7400 civilë. Episodi vjen pas atij të ndodhur në “Pearl Harbour” bazë ushtarake e marinës amerikane, 13 kilometra larg Honolulu-së në Hauaji./abcnews.al