Të shtëna me armë pas konfliktit për pronën, arrestohet autori në Belsh

schedule10:16 - 6 Korrik, 2022

schedule 10:16 - 6 Korrik, 2022

Elbasan- Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia  për shkak se akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike.

Sipas policisë ky person ditën e djeshme, në fshatin Çepe, Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K. C., dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik kapën dhe ndaluan shtetasin D. H., 37 vjeç, banues në fshatin Çepe, Belsh, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në fshatin Çepe, Belsh, gjatë një konflikti për motive pronësie me shtetasin K. C., dyshohet se ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në ajër dhe më pas është larguar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!