Të shtëna me armë në Vlorë, tre të plagosur

schedule19:15 - 27 Shkurt, 2018

schedule 19:15 - 27 Shkurt, 2018

Tre persona kanë mbetur të plagosur gjatë një shkëmbim zjarri që ndodhi mbrëmjen së martës në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, një prej të cilëve dyshohet se nuk ka lidhje me shkëmbimin e zjarrit. Në spitalin rajonal të Vlorës, janë dërguar tre persona, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë Gazmir Canaj, Taulant Beqiri, 28 vjeç dhe Elis Llanaj. Aty ndodhen forca te shumta policore.
Sipas burimeve të ABC News në vendngjarja janë gjetur 4 gëzhoja pistolete dhe 5 automatiku.
Policia e Vlorës ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare për ngjarjen. Dinamika e saj pritet të zbardhet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit, ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit pranë vendit të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!