Të shtëna me armë janë regjistruar pak pas mesnate në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Xhamllikut, ndersa viktimë ka mbetur një 28 vjecar i identifikuar si Klajdi Prendi.
Mësohet se Prendi është dërguar me urgjencë në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar disa persona, si dëshmitarë okularë.