Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në një universitet në SHBA, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

schedule07:21 - 14 Shkurt, 2023

schedule 07:21 - 14 Shkurt, 2023

Të shtëna me armë zjarri në kampusin e një universiteti në Michigan. Një person hapi zjarr duke vrarë të paktën tre persona dhe lënë të plagosur pesë të tjerë. Mediat amerikane raportojnë se ngjarja e rëndë është shënuar në kampusin e Universitetit Shtetëror të Michiganit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:18 me kohën lokale. Sulmuesi i dyshuar, i cili ende nuk është identifikuar, u gjet i vdekur herët të martën jashtë kampusit. Policia është ende duke punuar për identitetin e të dyshuarit dhe motivin e mundshëm që e çoi të kryente këtë ngjarje të rëndë.

Të hënën vonë, drejtuesit e universitetit anuluan të gjitha aktivitetet e kampusit për dy ditë. Studentëve dhe anëtarëve të stafit iu kërkua të qëndronin larg kampusit të martën./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!