Të shtëna me armë në një lokal në Los Angeles, disa viktima

schedule09:55 - 8 Nëntor, 2018

schedule 09:55 - 8 Nëntor, 2018

Një person i armatosur me një pistoletë është futur në pub-in “Borderline” në Kaliforni dhe ka nisur të qëllojë ndaj të gjithë personave që ndodheshin aty. Mediat amerikane raportojnë për shumë të plagosur dhe viktima. Ata që kanë mundur janë fshehur në tualete dhe në tarracën e lokalit. Dëshmitarë okularë treguan se janë dëgjuar të paktën 30 të shtëna. Për momentin nuk dihet asgjë për identitetin e autorit të sulmit apo arsyen e gjestit. Forcat e policisë dhe autoambulanca të shumta ndodhen në vendngjarje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!