Të paktën një person a ka humbur jetën dhe 9 të tjerë janë plagosur në një festë Halloëwen në Texarkana, Teksas, pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër.
Mediat e huaja bëjnë me dije se policia ka theksuar se kur kanë marrë njoftimin dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes një numër i madh njerëzish vraponin për tu larguar ndërsa brenda saj ishin personat e plagosur me armëzjarri.
Një 20-vjeçar u deklarua i vdekur në një nga spitalet. Emri i tij ende nuk është bërë i ditur. Policia ka thënë se lëndimet e nëntë personave të tjerë nuk duket të jenë në rrezik për jetën.
Sipas policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë të panjohur.
“Detektivët po hetojnë dhe intervistojnë viktimat dhe dëshmitarët. Vlerësohet se ka pasur të paktën nja dyqind persona në vend kur ndodhën të shtënat”, tha policia./abcnews.al

