Të shtëna me armë në Malësi të Madhe, dy të plagosur

schedule10:04 - 15 Shtator, 2024

schedule 10:04 - 15 Shtator, 2024

MALËSI E MADHE- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Vrakë të Malësisë së Madhe. Paraprakisht raportohet për dy persona të plagosur.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, raporton se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lajmi në përditësim…