Të shtëna me armë në Kosovë, një viktimë dhe pesë të plagosur

schedule23:43 - 1 Shtator, 2024

schedule 23:43 - 1 Shtator, 2024

Të shtëna me armë janë regjistruar në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë.

Sipas mediave në Kosovë, një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu autoritetet kanë shtuar kontrollet në disa zona në kryeqytet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe drejtori i klinikës së Emergjencës në Kosovë, Naser Syla duke dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Në një deklaratë të shkurtër ai ka thënë se të plagosurit janë shtruar në spital dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa theksoi se tre prej tyre ndodhen në gjendje të rendë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!