Të paktën 11 persona janë vranë nga të shtënat me armë në qytetin gjerman Hanau, në afërsi të Frankfurtit.
Disa persona të tjerë u plagosën gjithashtu pasi një i armatosur hapi zjarr në orën 22:00 me kohën lokale të Mërkurën, tha policia.
I dyshuari u gjet më vonë i vdekur në shtëpinë e tij, së bashku me trupin e një personi të dytë, sipas policisë.
Ndërkaq, mbetet ende i paqartë motivi i sulmit. Gazeta Bild raportoi se i dyshuari ishte një shtetas gjerman që dispononte leje për armë zjarri, dhe revista me municione dhe armë ishin gjetur në makinën e tij. /abcnews.al