Të shtëna me armë janë regjistruar në Bulqizë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar.
Autori i dyshuar është identifikuar si Fadil T.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al