Të shtëna me armë jashtë një gjykate në Turqi, një i vdekur dhe 5 të plagosur

schedule15:25 - 25 Shtator, 2023

schedule 15:25 - 25 Shtator, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Izmir, Turqi ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 5 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur jashtë një gjykate, ku dy grupe janë përplasur në ambientin e restorantit përballë gjykatës, teksa prisnin të fillonte një gjyq për një vrasje.

 “Unë isha larguar nga gjykata. Dy grupe u konfliktuan me njeri-tjetrin. Ne ishim shumë të frikësuar. U fsheha nën një makinë të parkuar. Mendova se ishte një sulm terrorist. Fatkeqësisht ka pasur persona të lënduar rëndë,” tha një dëshmitar.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

/abcnews.al