Të shtëna me armë drejt banesës së të riut

schedule10:36 - 21 Maj, 2019

schedule 10:36 - 21 Maj, 2019

Një person i paidentifikuar ende ka qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesë së një 26-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në Selenicë të Vlorës.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se pse është qëlluar ndaj murit të banesës së të riut. Sipas njoftimit të uniformave blu, fatmirësisht nuk ka persona të plagosur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al