Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Të rrisim nivelin profesional të hetuesve”, kreu i SPAK: Numri prej 20 prokurorësh është i mjaftueshëm

schedule10:24 - 27 Prill, 2026

schedule 10:24 - 27 Prill, 2026

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka deklaruar se institucioni që ai drejton po përballet me një ngarkesë të lartë pune, e cila sipas tij pritet të rritet edhe më tej në periudhën në vijim.

Ai theksoi se aktualisht numri prej rreth 20 prokurorësh konsiderohet i mjaftueshëm, por vuri në dukje nevojën për një organizim më të mirë të prioriteteve në hetimet që po zhvillohen.

Braho gjithashtu nënvizoi rëndësinë e forcimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), duke bërë të ditur se do të nisë rekrutimi i rreth 40 hetuesve të rinj me synim rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturës.



“Ngarkesa është e lartë dhe mendoj se do të vijojë të rritet më tej. Numri prej 20 prokurorësh është i mjaftueshëm. Ne duhet të gjejmë mënyrën më të duhur për të vendosur prioritetet për çështjet që kemi në hetim dhe të rrisim nivelin profesional të BKH-së. Do të fillojmë rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë të BKH-së. Sa i takon ndryshimeve ligjore, nuk shoh ndonjë gjë që duhet të ndryshohet, me qëllim që të ulet mbingarkesa e punës”, tha ai

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!