Të rinjtë e Partisë Demokratike në Shkodër e kanë pritur me protesta kryeministrin Edi Rama.
Ndërsa shefi i qeverisë po hynte në sallën e kinemasë së qytetit ku në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit po diskutoheshin projektet për Veriun e vendit, të rinjtë thërrisnin “poshtë Edi Rama”.
Kryeministri zbriti nga automjeti i tij dhe iu drejtua të rinjve me dy gishtat lart më pas vijoi për të ndjekur mbledhjen./abcnews.al