Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, në një intervistë për “ABC News” ka folur për menaxhimin e pandemisë dhe ndryshimet në Kodin Penal. Balla tha se rezultati i votimit bëri të mundur votimin e neneve.
Ndryshimet penale kanë të bëjnë me 0.01 % të personave të papërgjegjshëm të cilat edhe pse janë ndëshkuar me masa administrative ende nuk i zbatojnë masat. Gjithashtu Balla gjatë intervistës foli edhe për qytetarët shqiptarë të cilët janë në karantinë në Korçë, por që kanë denoncuar për kushtet dhe pamundësinë e tyre ekonomike.
“Arsyeja pse ndryshimet në Kodin Penal janë të domosdoshme është sepse nëse ne duam që të hapim kufijtë, duke filluar nga e shtuna për çdo shqiptar ka mbetur jashtë, dhe pikë së pari duhet të garantojnë ruajtjen e kësaj pandemie”, tha Balla.
Një individ që nuk ka simptoma dhe nuk ka bërë test si ta interpretojë?
Balla: Rastet kur nuk kanë familjar të konstatuar me COVID-19, në rastet kur qytetarët nuk janë kthyer nga një vend i huaj.
Urdhri i karantinimit nuk është për çdo qytetar shqiptar. Është urdhër i shërbimit Epidemiologjik që do të thotë se nëse dikush kthehet nga jashtë të karantinohet. Është kriminale të thuash që sot po fshihet numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19.
Me këtë ligj juristët thonë po shkelen të drejtat e njeriut?
Balla: Mbi të drejtën e jetës nuk prevalon askush nga të drejtat e tjera.
Në Korçë janë 40 shqiptarë të vendosur në hotel, pronari mesa duket nuk është i kënaqur me çfarë qeveria i mundëson dhe ka një situatë deri në terror dhe kanë denoncuar. A ka shkelje të të drejtave të njeriut për të riatdhesuarit dhe si e komentoni këtë situatë?
Balla: Jemi duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur familjarët e atyre qytetarëve. Pa kryer 14 ditëshin në karantinë është duke i shërbyer familjes.
Kërkojnë të jetojnë si njerëz, jo me qumësht pluhur?
Balla: Po flisni me dikë që ka bërë 19 ditë grevë urie dhe nuk më ka gjetur gjë 19 ditë grevë urije, vetëm ujë. Në luftë mund të qëndrosh edhe disa ditë pa ngrënë, e rëndësishme është që ti je shëndoshë e mirë.
A duhet të ndërhyjë shteti që qëndrimi në karantinë të jetë dinjitoz?
Balla: Ata që janë rezidencial dhe kanë një arsye jo të fortë për tu kthyer duhet të qëndrojnë. I them kujtdo që karantinim në hotel “Rogner” apo “Sheraton” nuk do të ketë. Qeveria ka marrë masa për mbulim të një pjese të shpenzimeve, por një pjesë tjetër duhet a mbulojnë vetë.
Janë në gjendje ekonomike jo të mirë?
Balla: Një muaj mbrapa mund të themi se kemi arritur të shohim pak dritë në fund të tunelit, por ende nuk dimë si do të ecë më tej. Çdo gjë do të merret hap pas hapi.
Nga e hëna do të ketë liberalizim të mëtejshëm të masave?
Balla: Nuk jam orakull të parashikoj. Vendimet padyshim i imponojnë ekspertes dhe padyshim mbështes qasjen e OBSH që qeveria jonë dhe kryeministri Rama e ka ndjekur si abetare. Kryeministri si gjithmonë pas konsultimit me ekspertët të premte ose të shtunë do të komunikojë ecurinë.
Në këtë stinë bujqësia për vendin është vitale dhe kemi pasur rritje të 18.6% të eksporteve shqiptare.
Bizneset e vogla:
Balla: Nuk ka asnjë prej vendeve të ngjashme me Shqipërinë për ti rikthyer në punë, edhe pse rezultatet e deritanishme krahasuar me ta është më e ulët./abcnews.al