Të premten riparohet aksi Maminas–Sukth-Durrës

schedule20:22 - 21 Qershor, 2018

schedule 20:22 - 21 Qershor, 2018

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore informojnë se mesditën e së premtes përfundon ndërhyrja për riparimin e aksit rrugor Maminas-Sukth-Shkozet.

Pas orës 14:00 dhe gjatë gjithë fundjavës aksi Tiranë-Durrës dhe ai anasjelltas Durrës-Tiranë do jenë plotësisht të hapur në funksion të lehtësimit të lëvizjes së pushuesve që zgjedhin plazhet gjatë fundjavës.

Ditën e Shtunë, ARRSH dhe Policia Rrugore do të informojnë sërish për vazhdimin e ndërhyrjes në aksin rrugore Shkozet-Durrës dhe më tej aksin Durrës-Tiranë./abcnews.al