Të prekurit nga tërmeti, Teuta dhuron të gjitha përfitimet

schedule18:58 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 18:58 - 2 Dhjetor, 2019

Klubi i Teutës ka vendosur që t’i dhurojë të gjitha përfitimet nga shitja e biletave për ndeshjen kundër Skënderbeut për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Qyteti i Durrësit është tronditur më së shumti nga ngjarjet e fundit në vendin tonë dhe klubi i Teutës ka vendosur të kontribuojë financiarisht për të ndihmuar familjet e të prekurve.

Me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi durrsak konfirmoi se përfitimet nga shitjet e biletave, do të dhurohen në ndihmë të familjeve të prekura.

“Për Durrësin!

Klubi i Futbollit “Teuta” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 14-të ndaj Skënderbeut në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Bashkohuni dhe ju në këto ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë Durrësin tonë të, prekur nga tërmeti! Zoti ju bekoftë të gjithëve!”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!