Të pazakontat e inagurimit të Biden, Trump mori me vete në Florida valixhen me kodet bërthamore

schedule19:56 - 20 Janar, 2021

schedule 19:56 - 20 Janar, 2021

Joe Biden u betua sot si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, Donald Trump dhe Melania nuk morën pjesë në këtë ceremoni siç e do tradita. Ndërsa nisej për në Florida, Trump mori me vete edhe valixhen e famshme me kodet bërthamore të vendit.

Duke folur në “Radari Informativ” në ABC gazetarja Dorina Kurtaj u shpreh se kjo është hera e parë që një president amerikan, me vullnet të lirë, nuk i dorëzon pasardhësit të tij valixhet me kodet bërthamore.

Valixhja është kthyer në Shtëpinë e Bardhë nga një zyrtar ushtarak i autorizuar, pas mesdite kur Biden ishte zyrtarisht president i vendit.

Ndërsa, Analisti politik Drilon Gashi, duke folur nga Uashingtoni u shpreh se, fitorja e Biden është një hap shumë i rëndësishëm drejt shërimit të demokracisë amerikane.

Duke komentuar veprimet e para të Biden si president, gazetarja Kurtaj dhe Gashi thanë se problematika e parë me të cilën përballet presidenti i ri është pandemia.

Më tej, sfidë mbetet politika e jashtme, e “dëmtuar” rëndë nga Donald Trump, ndërsa pritet që vendi të behët sërish pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. s.b/abcnews.al/