Shqipëria është kthyer tashmë në një rrugë kalimi të emigrantëve nga Lindja për në vendet e Europës Perëndimore.
Policia ndalon çdo ditë prej atyre që lëvizin rrugëve të Shqipërisë duke i dërguar në qendrat e emigrantëve, por numri duket se është i madh.
Gazetari i Abc News Aldo Kozarja ka filmuar një grup të madh të tyre që janë duke lëvizur në autostradën Elbasan-Tiranë. Të pashqetësuar nga policia, emigrantët synojnë kalimin përmes Tiranës për në Shkodër. /abcnews.al