Të paktën 34 pacientë ndodhen në dy spitalet COVID, 8 prej tyre në gjendje të rëndë

schedule11:22 - 23 Prill, 2020

schedule 11:22 - 23 Prill, 2020

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 29 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve në vend është rritur në 663.

Sipas asaj që thuhet nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive në vendin tonë deri më tani janë 251. Ndërsa, numri i të shëruarve është më i lartë se i atyre që janë të sëmurë aktualisht.

Ndërsa, raportohet gjithashtu se në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar, prej tyre, 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavijon. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!