Të mbijetuarit e tërmetit në Turqi kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre

schedule08:20 - 14 Shkurt, 2023

schedule 08:20 - 14 Shkurt, 2023

Të mbijetuarit po përpiqen të përballen me pasojat e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë një javë më parë, tha Jose Andres, themeluesi i World Central Kitchen.

“Shkatërrimi është diçka që ne ende nuk mund ta kuptojmë,” tha ai, duke e përshkruar tërmetin si një nga katastrofat më të mëdha që ka parë vendi.

Shefi i njohur spanjoll shpjegoi se burimet janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe është e vështirë të shkosh në të gjitha qytetet dhe qytezat e prekura nga tërmeti. Në Adana, njerëzit kanë shumë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre dhe po strehohen jashtë në temperatura të ftohta, tha ai për Wolf Blitzer të CNN.

“Ata nuk hyjnë në shtëpitë e tyre edhe nëse ishin të sigurt sepse kanë frikë se shtëpia do të shembet sipër tyre. Kështu që shumë njerëz janë jashtë duke jetuar në tenda… ose duke jetuar në makinat e tyre,” tha ai.

Ushqimi i ofruar nga organizata e tij jo vetëm që mbush trupin e njerëzve, por “u jep ngrohtësi në këto netë shumë të ftohta të Turqisë”.

Shumë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë një javë më parë, thanë zyrtarët.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!