Të “lirë” pas 6 javësh karantinë, parisienët shijojnë atmosferën e Krishtlindjeve

schedule08:38 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 08:38 - 15 Dhjetor, 2020

Parisienët shijuan mbrëmë “lirinë” pas gjashtë javësh në karantinë. Veç lirisë , qytetarët e Parisit mund të shijojnë më tepër edhe atmosferën e krishtlindjes.

Nga ana tjetër, punonjësit në sektorin e pritjes dolën në protesta për dalimin të sezonit festiv. Ata kanë dalë kundër ndalimit të hapjes së bareve dhe restoranteve deri më 20 janar.

Në një fshat Krishtlindjesh në Hotel de Ville në zemër të kryeqytetit francez natën e kaluar, qytetarë të pajisur me maska u panë teksa vizitonin panaire e tezga në tregje.

Por ndërsa disa i gëzoheshin atmosferës së festave, vetëm pak më tutje, afër Harkut të Triumfit, oficerët e policisë me maska ​​fytyre protestuan për kushtet e punës. Kujtojmë se Franca ka në plan të lehtësojë masat anti-Covid dhe karantinën e dytë kombëtare duke nisur nga sot. s.b/abcnews.al/