Vepra “ Të lirë” e Lea Ypit nderohet me Çmimin “Lumo Skendo”.
Për vlerat e shquara në trajtesën origjinale, artistike e filozofike të konceptit të lirisë në kohën e diktaturës komuniste dhe të tranzicionit demokratik në Shqipëri, nëpërmjet kujtimeve të fëmijërisë dhe adoleshencës, dhënë me vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor, meditim politik e filozofik bashkëkohor.
Jam e prekur për këtë çmim ajo pranon se libri ka kaluar në dy anë të medaljes ne mirepritje dhe polemika, madje Lumo Skende i rrëzon dhe idenë e krijuar se nuk ka profet në vendin e tij huazuar nga ungjilli.
“Tema e librit dhe vepra e Lumo Skendos është një simbioz që e gëzon autoren në këtë vlerësim.”
Theksin e vë tek dinjiteti i njeriut, i cili nuk nëpërkëmbet dot as nga sistemet më të egra totalitare, siç ishte komunizmi në Shqipëri
Në këtë libër autorja sjell kujtimet e fëmijërisë dhe adoleshencës, të cilat janë vlerësuar se përcjellin vërtetësi, sinqeritet, ndjeshmëri, humor dhe meditim politik.
Një vit më parë, Qendra Kombëtare Librit dhe Leximit shpalli çmimin “Lumo Skëndo” për veprën më të mirë të një viti në eseistikë, publicistikë, për vitin 2021.
Mes finalistëve të këtij viti ishte edhe libri “Arbëreshët” i Fatmir Toçit , Fatos Lubonja, me “Jetë burgu”
Kujtim M. Shala, “Zbulimi i Zef Pllumit” dhe Rubens Shima, “Postieri Shqiptar”. /abcnews.al/