Ndërsa kërkoi rritje të pavarësisë së SPAK, kryeministri Edi Rama njoftoi një reformë të re. Në fjalën e tij para grupit parlamentar dhe ministrave të qeverisë, tha se korrupsioni duhet të përballet me mekanizma dhe filtra të tjerë përpara se t’i vijë radha për t’u përballur me drejtësinë.
“Kemi ende plot probleme e mangësi, mungesa e traditës së konsoliduar të shtetit, si mund të mos bëjmë ne durim, dhe po nuk bëmë ne kush tjetër do e gjejë durimin të lerë SPAK të rritet në pavarësi të vet, edhe duke gabuar sic gabojmë të gjithë. Kjo është linjë ndarëse, me ata që nuk e kuptojnë se nëse sot nuk e bëjmë këtë luftë me të gjitha kostot, kjo mbetet një barrë për brezin tjetër dhe Shqipëria mbetet te dera e BE sic ka mbet ndonjë vend tjetër.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse kjo dallgë nuk pasohet nga të tjera, thyhet Shqipëria, PS, thyhet një shpresë që do dojë shumë kohë të rilindë dhe korrupsioni fiton shumë. Cfarë do bëjmë ne, unë bashkë me ju, që drita e hapur në fund të tunelit ndaj pandëshkueshmërisë, të zgjerohet.
Rasti i evazorëve që kanë marrë strehim politiko ekonomik në prokurorinë e tiranës është ulëritës por jo i vetmi. Ndaj zgjerimi i fuqisë së drejtësisë përtej ishullit të SPAK është i domosdoshëm. Prokuroritë dhe gjykatat të pashkëputura nga errësira e të shkuarës, është shtetbërja e plotë demokratike e Shqipërisë, përmes thellimit të reformave dhe sundimit të ligjit.
E thash dhe nënvizoj, as korrupsioni nuk është mundur, as forca jonë nuk ka imunitet ndaj korrupsionit. E nënvizoj se korrupsioni nuk është luftuar si asnjëherë më parë. Qeveria nuk e lufton korrupsioni me denoncime në prokurori, janë një pjesëz që ka ardhur koha të shkëputet nga ekzekutivi dhe ti kalojë një agjencie komplet të pavarur. Ideja se qeveria duhet të merret me hetime është e vjetër. E pakuptimtë është ideja që km kryetari i bashkisë duhet t’i mbajnë pishën cdo vartësi të tyre dhe duhet të dijnë cdo gjë. Nëse do e bënin këtë, do shpërdoronin detyrën. Përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë se vetëm drejtësia e ndan këtë punë dhe kush kapet kapet, kjo do të thotë se para se ti vijë radha drejtësisë korrupsioni duhet të përballet me mekanizma mbrojtëse, flitra të tjerë përpara se ti vijë radha drejtësisë.
Shtrirja kapilare e digjitalizimit janë shembull domethënëse nga virusi i korrupsioni endemik. Është bërë një revolucion i vërtetë. Sot 95 % e shërbimeve kryhen nga celulari apo kompjuteri.
Sot po përfundon epoka e zymtë ik te ajo zyra atje, sepse sot dokumentet ka nisur ti gjeneroje vete baza e sistemeve elektronike. 32 sisteme të tjera janë në fazë të përfundimit dhe futjes në veprim.Së shpejti asistenti virtual i eAlbania do të hyjë në punë me zë e figurë dhe do kryejë të gjitha proceset që sot aplikuesi bën vete duke shkruar.” tha Rama.