“Të konsiderojmë mik dhe vëlla”, Rama batutat në Derviçan: Mua më thonë tradhtar profesionist

schedule13:22 - 22 Dhjetor, 2022

schedule 13:22 - 22 Dhjetor, 2022

Në Derviçan kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pritur nga kryeministri Edi Rama, i cili tha para përfaqësuesve të minoritetit grek: “Ju premtova që do ua sillja”.

“U kisha premtuar që do e sillja këtu dhe ja ku e keni. Është prekëse dhe për mua që nuk jam pjesë e minoritetit që të jem sot këtu, pas thuajse 30 vitesh që i pari kryeministër ndaloi për të përshëndetur minoritetin.

I ndjeri babai i kryeministrit aktual, i cili me shumë kënaqësi e ka pritur këtë ftesë. Duhet të vinim për samitin por moti ishte i keq dhe kështu u detyruam që ta shtymë. Për më tepër i falënderoj banorët dhe kryetarin e Bashkisë që ka siguruara bashkë me ju këtë mikpritje. Për ne minoriteti është urë e pazëvendësueshme e lidhjes së pazgjidhshme së dy vendeve. Më vjen mirë që nga ky komunitet ka biznesmenë, artistë që janë të pa ndarë nga kjo zonë.” tha Rama.  

Rama nuk ka bërë edhe batutat me peshëngritësin Piro Dhima, duke e cilësuar si “djallin mes nesh” dhe duke kujtuar akuzat që janë lëshuar shpesh herë ndaj tij.

“Kemi dhe djallin vetë Piro Dhimën. Nuk kanë lënë gjë pa i thënë. Por cfarë nuk të vret të forcon. Edhe unë si tradhtar profesionist të përshëndes.” tha Rama.

Në fund Rama, duke iu drejtuar Mitsotakis tha se ai dhe minoriteti grek e konsiderojnë si vëlla.

“Të konsiderojmë mik dhe vëlla këtu në tokën tonë” tha Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!