“Te Juventusi më solli Cristiano Ronaldo”, mesfushori tregon prapaskenat

schedule20:58 - 11 Tetor, 2020

schedule 20:58 - 11 Tetor, 2020

Mesfushori i afruar këtë merkato te Juventus, Wenston McKennie, ka folur hapur sa i takon zgjedhjes së tij, duke treguar dhe disa prapaskena nga merkato. Amerikani pranoi se Cristiano Ronaldo, pati një ndikim të madh në zgjedhjen e tij.

“Të luash për Juventusin është një krenari, jo vetëm për historinë e këtij klubi, por edhe për faktin se pjesë e tij është edhe futbollisti më i fortë në botë.

Është bukur të stërvitesh dhe të lush përkrah Ronaldos, prandaj në momentin e parë që erdhi oferta e Juves, mohova gjithçka më ofronin nga Anglia dhe jam i lumtur për zgjedhjen time”, u shpreh McKennie./abcnews.al