Të huajt, veçanërisht italianët po e zgjedhin Vlorën jo vetëm për të pushuar, por edhe për të ngritur bizneset e tyre.
Këtë vit në Vlorë, operojnë 100 sipërmarrës të huaj, një shifër që ka ardhur në rritje vitet e fundit.
Në fokus janë investimet, në bar, restorante dhe hoteleri.
“Duket se të huajt vijnë në Vlorë jo vetëm për të qëndruar, por edhe për të hapur biznese. Në një konfirmim të marrë edhe nga Drejtoria e Tatim Taksave në Vlorë, janë rreth 100 biznese që menaxhohen apo administrohen nga të huajt në qytetin e Vlorës. Janë kryesisht në fushën e turizmit, si bare, restorante apo hoteleri. Një pjesë e konsiderueshme i kanë marrë subjektet me qira, por kanë edhe një pjesë që i kanë blerë subjektet. Kemi një rritje të konsiderueshme të bizneseve që administrohen nga shtetas të huaj. Ky numër mund të shkojë në vijim edhe drejt rritjes. Këtë vit, këto biznese vijojnë të ushtrojnë aktivitetet e tyre, duket se kërkojnë ta vijojnë aktivitetin vetëm gjatë sezonit veror, por për gjayë gjithë vitin”, raportoi gazetari i ABC News, Elton Nika./abcnews.al