“Të heqë dorë nga ky stil, Mbappe do vetëm të tallet me kundërshtarët”

schedule15:28 - 15 Janar, 2021

schedule 15:28 - 15 Janar, 2021

Kylian Mbappe ka një potencial të jashtëzakonshëm, por sulmuesi i talentuar i PSG-së nuk po arrin të shfaqet vendimtar këtë sezon në duelet e Champions League, që është edhe objektivi i madh i kampionëve të Francës.

Kritikat ndaj 21-vjeçarit janë shtuar shumë kohët e fundit. Korit të personave që presin shumë nga ylli i PSG-së, i është bashkuar edhe Jean-Michel Larque, një legjendë e futbollit francez, i cili kritikon stilin e lojës së Mbappe në prononcimin e dhënë për RMC Sport.

Nuk e kuptoj se çfarë i kalon ndërmend këtë periudhë, nuk mund të hap një vrimë për të parë se çfarë ndodh në kokën e tij. Kylian ka nevojë për një kurë për futbollin e tij, që është ndotur kohët e fundit me lëvizje të padobishme.

Nuk po arrijmë të shijojmë forcën dhe shpejtësinë e tij. Bën 1000 driblime, por mbetet në vend, nuk avancon. Jam kurioz të shoh se si do të sillet Pochettino me të, nëse do të jetë më trim se Tuchel. Mbappe ka nevojë të qartësojë idetë dhe të shohë vetën në video.

Ai pret që t’ia çojnë topin në këmbë dhe mjaftohet duke përqeshur dhe tallur kundërshtarin. Shpejtësia e ndihmon në disa raste, por më pas humbet kontrollin e topit. Kjo u përsërit edhe ndaj Marseille. Humbi një numër shumë të madh topash në finalen e Superkupës“, përfundon Larque. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!