Të hënën takimi mes Matarella-s dhe Salvini-t

schedule12:10 - 7 Korrik, 2018

schedule 12:10 - 7 Korrik, 2018

Mediat italiane konfirmojnë takimin mes presidentit Matarella dhe zv/kryeministrit Salvini, të hënën. Por presidenca ka bërë të qartë se në këtë takim nuk do të flitet për vendimin e Gjykatës italiane të Kasacionit për të sekuestruar fondet e partisë së Salvinit, Lega Nord.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, do të presë zv/kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, mesditën e të hënës. Por zyra për shtyp e presidencës ka sqaruar se nuk do të flitet për vendimin e Gjykatës italiane të Kasacionit për sekuestrimin e fondeve të Legas, rreth 49 milionë euro.

Lideri i Legës, Salvini, disa ditë më parë kishte kërkuar ndërhyrjen e presidentit pas vendimit të gjykatës. Sipas Salvinit, me këtë vendim është goditur demokracia pasi duan të nxjerrin jashtë loje partinë e parë në Itali, me një vendim që nuk ka precedent as në Itali, por as në Europë.

Zëra të ndryshëm nga Lega, këmbëngulin se pretendimet se këto para janë vjedhur janë gënjeshtra. Sipas tyre, dikujt nuk i pëlqen qeveria e re dhe mënyra si punon, por kjo nuk do të jetë një pengesë.  Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Itali i ka cilësuar si të papranueshme këto deklarata dhe akuza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!