sergio matarella

sergio-matarrella.gif
ger ta22:29 | 27/03/2020

Mungesa e një berberi, pas izolimit për shkak të Covid-19 ka prekur si shumë të tjerë edhe Presidentin Italian Sergio Matarella.

Kreu i Shtetit italian ka publikuar këtë mbrëmje një video-mesazh. Mirëpo, duke realizuar videon njëri prej operatorëve i ka tërhequr vëmendjen Presidentit që të rregullojë pak flokët.

“Rregullo pak flokët…”– i thotë ai.

“Xhovani….por as unë nuk shkoj tek berberi, hajdeni ta vazhdojmë se nuk e përsërisim më,”– thotë Matarella.

Sakaq, Presidenti  në mesazhin e tij i ka bërë apel Europës për solidaritet dhe mbi të gjitha që të “kuptojë seriozitetin e kërcënimit” nga koronavirusi. /abcnews.al

donald-trump-1280x785.jpg
ad min14:45 | 17/10/2019

Koleksionon gafë pas gafe presidenti amerikan Trump i cili gjatë takimit me homologun italian Matarella, në Shtëpinë e Bardhë, harroi t’i jepte dorën. Ndërsa më pas do të deklaronte se marrëdhëniet SHBA-Itali datojnë që nga koha e Romës antike.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump mund të konsiderohet i famshëm për sa i përket shtrëngimeve të duarve me liderë të tjerë ndërkombëtarë. Por këtë herë presidenti amerikan Trump, kurseu homologun e tij italian Matarella.

Në takimin mes tyre në shtëpinë e bardhë, Trump u përqendrua te fotografët, dhe nuk e vuri re që presidenti italian i kishte zgjatur dorën. Matarella-s më pas nuk i mbeti çtë bënte tjetër përveç se të ndiqte Trump brenda në shtëpinë e bardhë

Më pas presidenti amerikan do e rëndonte dhe më shumë situatën duke treguar se kishte pak njohuri për historinë italiane, por dhe për atë amerikane. Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia lidhen nga një trashëgimi e përbashkët kulturore dhe politike e cila daton mijëra vjet më parë që në kohën e Romës antike.

Një deklaratë e cila bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, me qindra komente ironike dhe fotografia e përkthyeses italiane e cila shfaqej e shokuar pas shpinës së Trump gjatë takimit./ABC News Albania

matarella-berluskoni.jpg
nev ila19:34 | 22/08/2019

Në Itali janë mbyllur pasditen e së enjtes konsultimet e presidentit të Republikës, Serxho Matarela me krerët e partive politike, për të gjetur një zgjidhje mbi krizën që ka përfshirë vendin fqinje.

I fundit që vizitoi selinë presidenciale në Romë ishte kreu i Lëvizjes 5 Yjet, Luixhi Di Maio, i cili u shpreh në favor të krijimit të një mazhorance të re dhe solide për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Të mos e lëmë anijen të mbytet. Jemi të gjithë italianë dhe duhet t’i lëmë mënjanë interesat”, deklaroi Di Maio.

5 Yjet përflitet se mund të arrijnë një marrëveshje me krerët e Partisë Demokratike, të cilët në rast të kundërt kërkojnë që të mos vonohen zgjedhjet.

Më herët gjatë ditës, në Kuirinale ishte kryetari i Ligës së Veriut, Mateo Salvini, i cili pas takimit kokë më kokë me kreun e shtetit u shpreh i gatshëm të rifillojë bashkëpunimin me ish-partnerët e tij.

Jemi gati të rifillojmë nga puna pa i mbajtur mëri njëri-tjetrit. Ndryshe, le të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Salvini.

Ndërkohë, në debatet politike u përfshi edhe ish-kryeministri Silvio Berluskoni, i cili deklaroi se partia e tij nuk do të bëjë aleanca me parti që më parë e braktisën.

Ose një qeveri e qendrës së djathtë, ose në zgjedhje”, tha Berluskoni.

Pritet që orët në vazhdim të jenë vendimtare për Italinë, e cila ndodhet në një moment kritik./ABC News Albania 24/7

 

 

 

salvini.jpg
ad min12:10 | 07/07/2018

Mediat italiane konfirmojnë takimin mes presidentit Matarella dhe zv/kryeministrit Salvini, të hënën. Por presidenca ka bërë të qartë se në këtë takim nuk do të flitet për vendimin e Gjykatës italiane të Kasacionit për të sekuestruar fondet e partisë së Salvinit, Lega Nord.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, do të presë zv/kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini, mesditën e të hënës. Por zyra për shtyp e presidencës ka sqaruar se nuk do të flitet për vendimin e Gjykatës italiane të Kasacionit për sekuestrimin e fondeve të Legas, rreth 49 milionë euro.

Lideri i Legës, Salvini, disa ditë më parë kishte kërkuar ndërhyrjen e presidentit pas vendimit të gjykatës. Sipas Salvinit, me këtë vendim është goditur demokracia pasi duan të nxjerrin jashtë loje partinë e parë në Itali, me një vendim që nuk ka precedent as në Itali, por as në Europë.

Zëra të ndryshëm nga Lega, këmbëngulin se pretendimet se këto para janë vjedhur janë gënjeshtra. Sipas tyre, dikujt nuk i pëlqen qeveria e re dhe mënyra si punon, por kjo nuk do të jetë një pengesë.  Këshilli i Lartë i Drejtësisë në Itali i ka cilësuar si të papranueshme këto deklarata dhe akuza./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono