Të hënën, sondazhi në Abc News/ Projekti i Angi Ricerche, tre javët e fundit të fushatës

schedule19:32 - 19 Prill, 2025

schedule 19:32 - 19 Prill, 2025

TIRANË- Shqipëria po futet në javën e dytë të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Dhe ndërsa partitë shpalosin programet, idetë dhe kandidatët, çfarë mendojnë vetë votuesit shqiptarë?

Do votojnë për të ardhmen e tyre, apo do zgjedhin alternativa të vjetra? Do t’i besojnë përvojës apo do riskojnë tek emrat e rinj?  Mendojnë se Shqipëria është më keq, më mirë, apo se duhet të ecë më shpejt drejt modernizimit dhe integrimit?

Nga e hëna mund të mësojmë më shumë për humorin elektoral të shqiptarëve, falë sondazheve të një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë. Angi Ricerche do të publikojë për tri të hëna rresht, deri javën e fundit të fushatës, të dhënat e sondazhit të komisionuar nga Abc News.

Si mendojnë se po shkon Shqipëria?

Si e vlerësojnë punën e kryeministrit Rama dhe a duhet të jetë ai sërish në krye të qeverisë? A duan shqiptarët Sali Berishën kryeministër, apo opozitarët preferojnë një emër tjetër?

A do votojnë sërish të djathtët Partinë Demokratike apo të fillojnë të zgjedhin alternativa të tjera?

A do zgjedhin votuesit partitë tradicionale apo do preferojnë kësaj radhe risi politike?

A duan votuesit “Shqipërinë Madhështore” apo e duan Shqipërinë si gjithë Europa?

Një sondazh që do zhvillohet me metrologjitë moderne të Anxhi Recherché dhe në 61 qytete te vendit, dhe rezultatet bazuar në testimin profesional të së paku 6000 shqiptarëve, të moshave dhe profesioneve të ndryshme, në një projekt të drejtuar nga Fabio Bikari, profesor i strategjisë dhe anëtar i presidencës së Angi Ricerche, bërë i njohur katër vite më parë me sondazhin e madh realizuar në Top Channel, tani do të realizohet në Abc News, televizionin e kthyer prej tre vjetësh në një pikë reference të informacionit dhe opinionit në vend.

Sondazhi do të publikohet çdo të hënë në orën 20:00 në Real Story, në programin e drejtorit editorial të Abc News, Sokol Balla, në komentet e analistëve, ndër më të njohurit në vend.

Sondazhi i parë këtë të hënë 21 prill, për të pasuar me 27 prill dhe me sondazhin e fundit më 5 maj, 6 ditë para zgjedhjeve politike më të rëndësishme të tranzicionit, ku rikthehet përplasja prej disa dekadash mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, rivalët e përjetshëm mes të majtës dhe të djathtës. Sondazhi i Abc News, për kë votojnë shqiptarët në 11 maj, të hënën në ora 20:00, në “Real Story”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!