Të harruar nga “koronavirusi”, fermerët e Lezhës: Shteti të ktheje sytë nga fshati

schedule11:56 - 31 Mars, 2020

schedule 11:56 - 31 Mars, 2020

Në kushtet e bllokimit të lëvizjes, fermerët e vegjel në Lezhë po përballen me vështirësi.

Dorëzimi i produkteve tek grumbulluesit është e vetmja zgjidhje që fermerët kanë për të vijuar prodhimet. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur atëherë prodhimi do të reduktohej vetëm për përdorim personal.

Altin Prenga prodhues i produkteve bujqësore dhe blegtorale thotë se duhen gjetur zgjidhje te tjera.

“Pensionistët që gjithmonë kanë qenë ata që kanë punuar kopshtnijet, fatkeqësisht është në dorë të tyre një jesh e mikrobujqësisë. Ata janë edhe të izoluar brenda na nga frika dhe shumë baçe do të mbesin pa punuar këtë vit”, thotë ai.

Prenga ka friken se kete vit mund te ulen mbjelljet. Sipas tij kjo do të reflektohet ne prodhim dhe mund të sjellë rritje të çmimit.

“Ne realisht e dimë që kemi të bëjmë me një situatë kaotike. Por duhet të diskutohet edhe puna e fermerëve se është një nga ato temat që nuk është prekur fare. Këto janë situata të tmerrshme dhe krijojnë viktima, një ndër to është edhe fermeri”, shprehet ai.

Është momenti që të kthehet vëmendja nga bujqësia si një element që  nuk të jep fitime të mëdha por mund të jetohet.

Altini vazhdon të grumbulloje produktet e fermerëve të zonës pasi ai vazhdon të shpërndajë në familje, por nuk e di sesa kjo do të zgjasë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!