Matthias Ginter është sensacioni i radhës në merkato. Gjermani gjatë muajve të fundit e ka rritur shumë nivelin e tij te Borussia Monchenglabach dhe ka tërhequr interesin e disa klubeve të mëdha europiane, që janë në kërkim të një mbrojtësi për të forcuar ekipin në janar.

“Kicker” raporton se Interi është vënë në lëvizje për 26-vjeçarin, por zikaltërit nuk janë të vetëm në këtë garë. Atletiko Madrid dhe Chelsea gjithashtu i duan shërbimet e kampionit të Botës në vitin 2014 me Gjermaninë dhe me siguri në janar do të nisen me propozime zyrtare.
Ginter erdhi te Monchenglabach në vitin 2017 nga Borussia Dortmund për shifrën e 17 milionë eurove. Vlera e tij është rritur ndjeshëm gjatë sezoneve të fundit dhe “Tranfermarkt” tashmë e vlerëson 32 milionë euro. Janari dhe vera e ardhshme do të jenë vendimtare për Ginter, pasi kontrata e tij përfundon në verën e 2022-ës dhe klubi gjerman dëshiron të fitojë nga shitja e tij. /abcnews.al

